119 raste aktive me koronavirus në Gjilan, Haziri ka një porosi për qytetarët

Gjilani

119 raste aktive me koronavirus në Gjilan, Haziri ka një porosi për qytetarët

Më: 21 shkurt 2021 Në ora: 17:25
Komitetit për menaxhimin dhe parandalimin e përhapjes së COVID-19

Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, njëherësh udhëheqës i Komitetit për menaxhimin dhe parandalimin e përhapjes së COVID-19, pas rritjes së rasteve të infeksionit, ka apeluar qytetarët që për kujdes të shtuar.

“Pavarësisht se e kemi një rritje të infeksionit, Gjilani vazhdon të mbetet në zonën e gjelbër. Shpresoj që trendi të bie në ditët në vazhdim. Po e përcjellim gjendjen ditore dhe ju lus që të mos e harroni ta vendosni maskën dhe ta mbani distancën. Lajmëroni organet anti-COVID-19 në Gjilan nëse keni simptoma. Testohuni me kohë dhe kërkoni këshillën e mjekut të familjes”, ka thënë Haziri.

Pasqyra e përgjithshme në Gjilan që prej fillimit të pandemisë është si vijon: nga 11424 mostra, 3644 kanë rezultuar pozitivë, 3606 janë shëruar, 110 qytetarë e kanë humbur betejën me virusin

Ndersa 119 raste janë aktive, të hospitalizuar me COVID janë 17 persona dhe 400 mostra në pritje për rezultat.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat