Shabani: Komuna e Gjilanit, DSHP në rrugën “Halim Orana” të intervenojnë me policë të shtrirë si dhe zebra për këmbësor

Gjilani

Shabani: Komuna e Gjilanit, DSHP në rrugën “Halim Orana” të intervenojnë me policë të shtrirë si dhe zebra për këmbësor

Më: 27 qershor 2021 Në ora: 14:12
Festa Shabani

Rasti i mbrëmshëm në lagjen Dardania ku një djalosh i çmendur (më vjen keq ska se si të quhet ndryshe) vozit me mbi 200 km në orë pas orës 23:00 me muzikë tejet të lartë pastaj vazhdon edhe me “shllajfitje” deri vonë, duhet të zbulohet me patjetër identiteti i tij e të pasojnë dhe dënimet që parashihen sipas ligjit.

Ky rast ndër të tjerash paraqet dhe nevojën që Komuna e Gjilanit, DSHP në rrugën “Halim Orana” në Dardani të intervenojnë me policë të shtrirë si dhe zebra për këmbësor.
Banorët e kësaj zone janë të rrezikuar si nga këta vozitës por edhe nga uzurpimet që janë bë (pra kalimtarët nuk kanë as hapësirë në trotuar).
Mos të harrojmë që në këtë pjesë ka pas dhe aksidente me fatalitet.

Poashtu gjatë sezonës verës, lagjja Dardania po shëndrrohet në një zonë tejet të frekuentuar për shkak kafiterive e “kllabeve të mbrëmjes” andaj si pasojë po bllokohen gjithë trotuaret, po zihen parkingjet e banorëve me projektin e ri, si dhe po ka zhurmë tejet të lartë.
Kërkojmë nga Inspekcioni në bashkëpunim me Policinë, që të patrullojnë e të monitorojnë gjendjen në këtë zonë sa nuk është bë vonë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat