Haziri në takim publik: Të hyrat nga tatimi në pronë për 6-mujorin e parë shënojnë rekord të bardhë prej 240 për qind

Gjilani

Haziri në takim publik: Të hyrat nga tatimi në pronë për 6-mujorin e parë shënojnë rekord të bardhë prej 240 për qind

Më: 30 qershor 2021 Në ora: 16:14
Lutfi Haziri

Kryetari i Komunës së Gjilani, Lutfi Haziri, ka bërë të ditur se brenda gjashtë muajve të qeverisjes së këtij viti, përveç tjerash, të hyrat nga tatami në pronë shënojnë rekord të bardhë prej 240 për qind.

Këto shifra, kreu i Gjilanit i ka bërë publike në Takimin e madh publik me qytetarët, ku u diskutua për 6-mujorin e parë të qeverisjes së këtij viti.

“Të hyrat nga tatimi në pronë shënojnë një rekord të bardhë prej 240 për qind, që përfshihet edhe pagesa nga viti i kaluar. I falënderoj shumë qytetarët për lojalitetin në kryerjen e obligimeve ndaj shtetit”, ka thënë Haziri.

Duke folur për gjendjen me pandeminë COVID-19, Haziri tha se

fatmirësisht ka rënie drastike të të infektuarve me këtë virus, derisa u ka shprehur ngushëllime 146 familjeve të cilët kanë humbur më të dashurit e tyre.

“Më 15 qershor kemi filluar me vasinim masiv dhe deri tani kemi arritur në mbi 7 mijë të vaksinuar. Kjo është e vetmja mënyrë e imunizimit kundër COVID-19”, tha ai.

Në bujqësi, kreu i Gjilanit bëri të ditur se brenda katër viteve kanë arritur një shumë impresive prej më shumë se dhjetë milionë euro subvencione për fermerët, ndërkohë që gjashtë muajtë e parë të këtij viti janë subvecionuar mbjelljet pranverore, (402 fermerë përfitues), 360 fermerë kanë përfituar foli plastike, 37 ekonomi familjare janë përfitues të lopëve të racës simental, 50 familje me gjendje të rëndë kanë përfituar pula dhe ushqim për to, sikurse që edhe 40 familje janë përfituese të serrave komenrciale

Te banimi social, Haziri bëri të ditur që në dy vitet e fundit janë ndërtuar 30 shtëpi për familjet me probleme të banimit, për 60 familje kanë paguar qira sipas kërkesave dhe nevojave të qytetarëve, derisa numri i shtëpive të ndërtuara brenda 7 vjetëve për familjet në nevojë e kalon shifrën 160.

Kryetari Haziri ka folur edhe për investimet në rrjet të ujësjellësit në qytet e fshatra, me financim të Qeverisë së Zvicrës, duke përmenduar në veçanti projektet e pompimit dhe ndërtimit të gypave të ujësjellësit në Bresalc, Zhegoc, Muhaxherët e Livoqit, Lladovë, Vrapçiq, Verbicë e Kmetocit dhe një pjesë të Rrugës Qarkore.

Kryetari Haziri, duke përmenduar projektet e mëdha, kryesisht infrastrukturore, i ka falënderuar donatorët e mëdhenj, siç janë BERZH, Banka Investive Europiane, USAID, Qeveria e Zvicrës (CDI, DEMOS), Qeveria e Suedisë, Qeveria e Norvegjisë, Qeveria e Kuvajtit, Qeveria e Kosovës e partnerë të tjerë të Gjilanit.

“Pa donatorët, ne nuk do t’ia dilnim, prandaj i falënderoj shumë. Projektet e mëdha që janë realizuar dhe që janë në realizim: Vazhdimi i zgjerimit të rrugës Gjilan-Bujanoc (937 mijë euro), Rruga e Kumanovës (2.7 milionë euro), Rruga nacionale Prishtinë-Gjilan-Konçul, (49 milionë euro), Impianti për trajtimin e ujërave të zeza (24 milionë euro), ndërtimi i rrugës Verbicë-Sllovi (1.7 milionë euro), rruga hyrëse e dalëse me katër korsi Gjilan-Livoq i Ulët (1.8 milionë euro), ndërtimi i rrugëve në fshatra e qytet (13 milionë euro), QKMF (1.4 milionë euro), Çarshia e Gjilanit (1.2 milionë euro), vazhdimi i punimeve mbi lumin Mirusha (2.4 milionë euro), stadiumi i qytetit (1.6 milionë euro), Tregu i Gjelbër (961 mijë euro), çerdhja në lagjen Arbëria (800 mijë euro), SoS fshati në Zabel (2.2 milionë euro), rikonstruimi i rrugëve dhe trotuareve në lagjen Dardania (638 mijë euro), Tregu i kafshëve (392 mijë euro), modernizimi i Tregut dhe parkut në Zhegër (137 mijë euro), rregullimi i hapësirave publike në lagjen Iliria (84 mijë euro), etj.”, ka thënë Haziri.

Me pyetje, kritika e sygjerime janë paraqitur Jakup Berisha, Avni Shkodra, Skënder Bajrami, Ramiz Isufi, Fatmir Selimi e Rashit Ymeri, të cilët kanë marrë përgjigje nga ana e kryetarit Haziti dhe drejtorëve komunalë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat