Rektori i UKZ-së Kosumi ka pritur në takim Rektorin e UET-së Gjuraj

Gjilani

Rektori i UKZ-së Kosumi ka pritur në takim Rektorin e UET-së Gjuraj

Më: 1 korrik 2021 Në ora: 14:59
Pamje nga takimi

Rektori i Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan Prof. Dr. Bajram Kosumi me bashkëpunëtorë, ka pritur në takim një delegacion nga Universiteti Europian i Tiranës udhëhequr nga Rektori Prof. Dr. Tonin Gjuraj .

Në këtë̈ takim, Rektori Kosumi e ka falënderuar Rektorin Gjuraj për vizitën, derisa e ka njoftuar për zhvillimin e Universitetit, që nga themelimi, programet e studimit, aktivitetet, zhvillimet dhe te arriturat e gjithmbarshme. Po ashtu gjatë takimit është biseduar edhe për bashkëpunim mes dy institucioneve në fusha relevante për Universitetet.

Pas takimit me Rektorin, është zhvilluar edhe një takim mes zyrës për bashkëpunim ndërkombëtar të UKZ-së dhe zyrës së Projekteve dhe Partneriteteve të UET. Në këtë takim është diskutuar për projektet E-VIVA, QUADIC dhe projekte të tjera të përbashkëta të dy Universiteteve, ku Prorektori për Bashkëpunim Ndërkombëtar  Prof. Asoc. Dr. Dukagjin Leka pos tjerash ka folur rreth projekteve dhe  bashkëpunimeve që Universiteti Publik “Kadri Zeka” ka me Universitetet vendore, rajonale dhe ndërkombëtare.

Ndërkaq, Rektori Prof. Dr. Tonin Gjuraj e ka falënderuar Rektorin Bajram Kosumi për pritjen, derisa ka shfaqur interesimin për bashkëpunim të mëtejmë në mes UKZ dhe UET.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat