Fillon procesi i zgjedhjeve të brendshme për kandidatin e VV-së për Kryetar të Gjilanit.

Gjilani

Fillon procesi i zgjedhjeve të brendshme për kandidatin e VV-së për Kryetar të Gjilanit.

Më: 1 korrik 2021 Në ora: 15:01
Ilustrim

Në kuadër të zgjedhjeve të brendshme dhe në përputhje me Statutin dhe Rregulloren e Zgjedhjeve të Brendshme, Lëvizja Vetëvendosje!, nga sot shpallë zgjedhjet e brendshme për kandidat për Kryetar të Komunës.

Komisioni Zgjedhor Ad Hoc i Qendrës njofton të gjithë aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje!, të cilët janë të interesuar për të kandiduar për pozicionin e kandidatit për Kryetar të Komunës nga Lëvizja Vetëvendosje!, që të paraqesin deklaratën e kandidaturës nga data 1 korrik deri më 3 korrik 2021, ora 17:00.

Në bazë të Rregullores së Zgjedhjeve të Brendshme, deklarata e kandidaturës për kryetar duhet shoqëruar me një kopje të letërnjoftimit dhe të kartës së anëtarësisë së Lëvizjes Vetëvendosje!.

Pas dorëzimit të këtij dokumentacioni, KZAQ-ja dhe KZP-ja do të bëjë verifikimin e tij dhe do ta pajisë kandidatin/en me formularin e grumbullimit të nënshkrimeve të nevojshme për zyrtarizimin e kandidaturës siç është e paraparë me Statutin dhe Rregulloren e zgjedhjeve të brendshme të Lëvizjes Vetëvendosje!.

Pas mbledhjes së numrit të nevojshëm të nënshkrimeve, ndiqen veprimet tjera të parapara me Statut deri në zyrtarizimin përfundimtar të kandidaturës për Kryetar të Komunës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat