Kryesia e degës ia kërkon rikandidimin Lutfi Hazirit

Gjilani

Kryesia e degës ia kërkon rikandidimin Lutfi Hazirit

Më: 17 korrik 2021 Në ora: 11:41
Lutfi Haziri

Lutfi Haziri do të jetë kandidat i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Gjilanit.

Atij, sipas burimeve, i është kërkuar unanimisht nga e gjithë kryesia e degës dhe strukturat lokale që të rikandidohet edhe për mandatin e tretë.

Madje në takimin e kryesisë të mbajtur të premten një propozim për kandidaturën e Hazirit e ka dhënë edhe nënkryetari aktual Arber Ismajli që në dy muajt e fundit u përfol si emri i mundshëm për nominim nga LDK e Gjilanit.

Zyrtarizimi i nënkryetarit të LDK-së në qendër do të bëhet nga kryetari i Lidhjes, Lumir Abdixhiku, gjatë Konventes së Punës e cila për dy ditë më radhë po mbahet në degën e kësaj partie në Gjilan.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat