Reshjet në Gjilan, deputeti i VV-së kritikon Hazirin: 2 mandate e shumë "punë të hajrit" nuk duket mjaft!

Gjilani

Reshjet në Gjilan, deputeti i VV-së kritikon Hazirin: 2 mandate e shumë "punë të hajrit" nuk duket mjaft!

Nga: A.SH Më: 17 korrik 2021 Në ora: 22:31
Pamjet e vërshimeve në Gjilan

Deputeti i VV-së, Alban Hyseni ka kritikur kryetarin e Gjilanit, duke thënë se i takon qeverisjes që të minimizoj rreziqet që vijnë prej fatkeqësive natyrore.

“ 2 mandate e shumë "punë të hajrit" nuk duket mjaft!”, ka shkruar Hyseni në Facebook.

Postimi në Facebook:

Fenomenet natyrore si reshjet e shiut janë të pandalshme, por i takon qeverisjes që të minimizoj rreziqet që vijnë prej tyre. Nuk kemi qasje kritike pa arsye!

Nuk po kërkojmë që qeverisja lokale të ndaloj shiun, por mos ta lë qytetin në duar të fatit!

Krenaria për punët infrastrukturore ekspozohet në raste të tilla. Në rastet e vërshimeve të mëdha (si me ato para disa javësh) ne nuk e kritikojmë askend, sepse ato nuk varen nga faktori njeri.

Mirëpo, në rastet kur ke reshje për 1 ose 2 orë dhe infrastruktura me të cilën krenohesh nuk i del zot atyre reshjeve, kjo është për çdo kritikë.

2 mandate e shumë "punë të hajrit" nuk duket mjaft!

Tetori po ofrohet, e vlerësimi e gjykimi qytetar do jetë përfundim karriere!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat