Vetëm sot 4 të vdekur nga koronavirusi në Spitalin e Gjilanit, aty po trajtohen edhe qytetarët nga Lugina e Preshevës

Gjilani

Vetëm sot 4 të vdekur nga koronavirusi në Spitalin e Gjilanit, aty po trajtohen edhe qytetarët nga Lugina e Preshevës

Më: 8 shtator 2021 Në ora: 00:02
Foto ilustrim

Ushtruesi i detyrës së Drejtorit në Spitalin e Gjilanit, Arsim Emini, ka bërë të ditur se sot katër raste të vdekjeve janë raportuar nga kjo komunë, si pasojë e infektimit me koronavirus.

Tutje ai ka thënë se është shqetësuese kjo për faktin se vetëm një ditë më parë është raportuar për një 22 vjeçare e cila ka humbur jetën si pasojë e virusit.

”Edhe Gjilanin s’mund ta dallojmë në krahasim me qendrat tjera spitalore. Gjendja është e rënduar sa i përket pacientëve. Sa i përket hapësirës në spitalin tonë, kemi mjaftueshëm. Nuk e kemi atë presionin e mungesës së shtretërve”.

”Kemi të raportuar diku 103 pacientë të cilët janë të shtrirë në spitalin tonë, në krahasim me një javë më herët kur i kishim 158”.

Për trajtim ai tha se kanë hapësirë të mjaftueshme, megjithatë, përmend që në këtë spital, vizitohen edhe qytetarë nga Lugina e Preshevës.

”Vetëm në ditën e sotme kemi katër vdekje. Por kur flasim për Spitalin e Gjilanit nuk duhet të kuptojmë këtë sepse spitali i Gjilanit mbulon gjithë hapësirën e Anamoravës. Kjo mbulon edhe qytetarë të Luginës së Preshevës”.

”Të moshave të reja është e raportuar sot në mëngjes një pacient i Anamoravës, një i Vitisë, 1971 viti i lindjes. Kemi pacient të vdekur të vitit të lindjes 1989”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat