Nga votat e diasporës për Gjilanin, Alban Hyseni i LVV-së shton epërsinë ndaj Hazirit të LDK-së

Gjilani

Nga votat e diasporës për Gjilanin, Alban Hyseni i LVV-së shton epërsinë ndaj Hazirit të LDK-së

Më: 24 tetor 2021 Në ora: 17:51
Alban Hyseni

Nga numërimi i votave të rregullta në Komunën  e Gjilanit, Alban Hyseni i LVV-së kishte një epërsi prej 261 votave ndaj Lutfi Hazirit të LDK-së, që  u rendit i dyti në garën.

Por me përfundimin e numërimit të votave të ardhura nga diaspora në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve, rezultati thellohet në favor të kandidatit të LVV-së.

Në bazë të rezultateve të siguruara, rezultati i diasporës është për 100 vota në favor të Alban Hysenit të LVV-së në raport me Lutfi Hazirin e LDK-së.

Alban Hyseni (LVV) – 199 vota

Lutfi Haziri (LDK) – 99 vota

Leonora Morina-Bunjaku (PDK) – 20 vota

Lulzim Bexheti – 4 vota

Gani Neziri – 1 votë

Nazim Gagica – 1 votë.

Më këtë rezultat diferenca e dy kandidatëve që do të garojnë në raundin e dytë është 361 vota.

Kujtojmë, votat e diasporës nuk e ndryshojnë shumë rezultatin në Gjilan dhe kjo komunë shkon ën balotazh.

Gjatë ditës pritet të numërohen edhe votat me kusht dhe votat e personave me nevoja të veçanta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat