Gruaja që u zu nga skelet në Gjilan ka lëndime në kokë, deklarohen nga spitali

Gjilani

Gruaja që u zu nga skelet në Gjilan ka lëndime në kokë, deklarohen nga spitali

Më: 25 tetor 2021 Në ora: 13:29
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një grua dhe një fëmijë kanë mbetur të lënduar pasi janë zënë nga skelet e një lokali në qendër të Gjilanit.

Për shkak të lëndimeve që ka pësuar, gruaja është dërguar për trajtim në spitalin e Gjilanit.

Drejtori i këtij spitali, Arsim Emini ka treguar për media se pacientja ka lëndime në kokë dhe në trup dhe se po presin që të ja realizojnë një CT.

Ai ka treguar se pacientja është ankuar për kokëdhembje.

“Është në spital duke u trajtu duke u ekzaminu pritet për ct ankesa për kokëdhembje ka lëndime të kokës lëndime në formë të shtypjes në kokë dhe në trup po është e vetëdijshme ka dhimbje të kokës që pritet me u kry”, ka shtuar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat