Haziri: Jam i tronditur pas vrasjes se një personi dhe plagosjes së një tjetri në Gjilan

Gjilani

Haziri: Jam i tronditur pas vrasjes se një personi dhe plagosjes së një tjetri në Gjilan

Më: 9 nëntor 2021 Në ora: 16:16
Lutfi Haziri

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, është shprehur të jetë i tronditur pas ak​tit të vrasjes së një personi dhe të plagosjes së një tjetri në Gjiilan.

Kryetari Haziri ka kërkuar nga organet e drejtësisë që ta zbardhin këtë rast deri në fund.

“Jam i tronditur pas lajmit të mbrëmshëm për vrasjen e një të riu dhe plagosjen e një tjeteri në Gjilan.

I shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes së të ndjerit, ndërsa kërkoj nga organet e drejtësisë që ky rast të zbardhet deri në fund”, ka thënë kryetari Haziri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat