Muharrem Salihu, zëri i shqiptarëve të Kosovës Lindore nderohet me mirënjohje nga Komuna e Gjilanit dhe Lëvizja “Vatra”

Gjilani

Muharrem Salihu, zëri i shqiptarëve të Kosovës Lindore nderohet me mirënjohje nga Komuna e Gjilanit dhe Lëvizja “Vatra”

Nga: M.L. Më: 3 dhjetor 2021 Në ora: 14:48
Muharrem Salihu

Aktivisti politik nga komuna e Medvegjës, Muharrem Saliu është nderuar me mirënjohje nga kryetari në detyrë i Komunës së Gjilanit Lutfi Haziri.

KJo mirënjohje iu dha Salihut në nderim të sukseseve të arritura dhe angazhimin e vazhdueshëm për të drejtat e shqiptarëve dhe nismat politiko-ekonomike në ruajtjen e identitetit kombëtare në Kosovën Lindore.

Image
Mirënjohja nga Komuna e Gjilanit

Aktivisti Salihu mori mirënjohje edhe nga Lëvizja Qytetare Vatra, e cila vepron në komunën e Gjilanit.

Kryetari i Kësaj Lëvizjeje, Kushtrim Kadriu nderoi Salihun me mirënjohje për kontributin e tij në emancipimin e popullit shqiptar të Kosovës Lindore.

Kujtojmë se Muharrem Salihu, është një ndër zërat më të fuqishim që ngre shqetësimin e vazhdueshëm lidhur me masivizimin e adresave të shqiptarëve të Kosovës Lindore nga autoritetet serbe.

Image
Mirënjohja nga Lëvizja Vatra

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat