​Rikthehen shërbimet shëndetësore në QMF Dardania, sanohet problemi i trafostacionit

Gjilani

​Rikthehen shërbimet shëndetësore në QMF Dardania, sanohet problemi i trafostacionit

Më: 15 dhjetor 2021 Në ora: 08:36

Tashmë është zgjidhur problemi i trafostacionit në Qendrën e Mjekësisë Familjare (QMF) Dardania në Gjilan i cili ishte përfshirë nga zjarri mbrëmjen e së hënës.

Drejtoresha e QKMF-së, Arbenita Hajdari, ka thënë se falë punëtorëve të KEDS-it dhe kryetarit të komunës, QMF është rikthyer dhe po ofrohen shërbimet shëndetësore për qytetarët.

Ndërkohë sipas komunikatës për media, nga Komuna kanë treguar se Hajdari ka treguar se në këtë qendër po ofrohet një numër i madh i shërbimeve, siç janë ato për vaksinim antiCOVID-19, vaksinimi i zakonshëm, ndihma e shpejtë dhe shërbime të tjera.

Këtë qendër e ka vizituar të martën edhe i pari i komunës, Alban Hyseni. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat