Policia ndërpret ahengun në një restorant të Gjilanit, shqiptohet dënimi prej 500 eurove

Gjilani

Policia ndërpret ahengun në një restorant të Gjilanit, shqiptohet dënimi prej 500 eurove

Më: 1 janar 2022 Në ora: 23:23
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka ndërpret një aheng të organizuar në një restorant në Gjilan, e përveç kësaj, Policia ka shqiptuar edhe një gjobë prej 500 eurove.

Policia këtë veprim e ka bërë në bashkëpunim me inspektorët e AUV-it, pasi një restorant nuk ka respektuar masat anti-covid.

“Ndalohet nga Policia e Kosovës dhe inspektorët e AUV-it një organizim hotelier në kundërshtim me masat Anti COVID.

Njësiti patrullues i Policisë së Kosovës nga Stacioni Policor në Gjilan, kanë pas një informatë të marrë nga rrugët operative për një organizim tek një restorant këtu në komunën e Gjilanit.

Menjëherë janë informuar Inspektorët Sanitar të AUV, dhe të njëjtit pasi kanë parë gjendjen faktike kane marrë veprimet e tyre sipas ligjit, duke i shqiptuar gjobën e poshtëcekur, me vlerë prej 500 euro për mos respektim të masave anti-COVID-19”, njofton Policia e Kosovës.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat