Drejtoria e Urbanizmit në Gjilan pezullon ndërtimin e konviktit të BIK-ut

Gjilani

Drejtoria e Urbanizmit në Gjilan pezullon ndërtimin e konviktit të BIK-ut

Më: 8 prill 2022 Në ora: 18:27
Pamje nga vendi i ngjarjes

Nisja e punimeve për konvikt dhe zyre të Bashkësisë Islame në Gjilan mbetën në gjysmë këtë të premte.

Ndërprerjen e punimeve e bëri Drejtoria e Urbanizmi në Gjilan pasi konstatoi se leja e ndërtimit të këtyre hapësirave për BIK-un është e jashtëligjshme.

“Ka pasur ankesa rreth fillimit të këtij projekti, Drejtoria e Urbanizmit e ka pezulluar lejen pasi është konstatuar se është e jashtëligjshme”, tha për drejtoresha e Inspeksionit në Gjilan, Entela Hyseni.

Drilon Brestovci, banor i “Zonës 1” në Gjilan, tha se arsyeja kryesore e kundërshtimit nga banorët është se ky projekt është në kundërshtim me planin urbanistik.

“Plani urbanistik e parasheh që në të njëjtin vend të ndërtohet një parking nëntokësor dhe sipër të ketë gjelbërim. Arsyeja kryesore që ne e kundërshtojmë këtë është prishja e planit urbanistik. Meqë kjo është pronë e komunës kërkojmë që e njëjta të përdoret vetëm në funksion të qytetarëve”, tha Brestrovci

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat