Komuna e Gjilanit organizon mbledhje komemomarive në nderim të jetës dhe veprës së Dr. Shevqet Mehmeti

Gjilani

Komuna e Gjilanit organizon mbledhje komemomarive në nderim të jetës dhe veprës së Dr. Shevqet Mehmeti

Më: 21 prill 2022 Në ora: 20:01
Alban Hyseni

Nën përkujdesjen e kryetarit të Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, është mbajtur të enjten mbledhje komemorative në nderim të jetës dhe veprës së Dr. Shevqet Mehmeti, ku mori pjesë edhe kryesuesi i Kuvendit, Arianit Sadiku, nënkryetarja Leonora Morina Bunjaku, familjarë e kolegë të doktorit.

Kryetari Hyseni ka thënë me këtë rast se Dr. Shefqeti ishte i shquar në shkencat humane si urolog me nam në Anamoravë.

“Dr. Shevqeti nuk ishte indiferent ndaj rrethanave në vend. Ishte vërtetë intelektual dhe atdhetar. I shquar në shkencat humane si urolog me nam në Anamoravë, ishte adresa e parë që e sygjeronim dhe na sygjeronin për problemet që ai si profesionist i dalluar i trajtonte. Ai nuk ishte vetëm doktor, por ai kishte pasionet e tij për lulet, kopshtin, artefaktet, historinën e shumë të tjera”, ka thënë kryetari Hyseni.

Ndërkaq, në këtë mbledhje komemorative personalitetin e dr. Shefqet Mehmetit e kanë vlerësuar lartë edhe Dr. Ukshin Ismaili, drejtor klinik i Spitalit të Përgjithshëm të Gjilanit e kryetari i Shoqatës së Urologëve të Kosovës, dr. Bujar Frangu.

Falënderim për kryetarin Hyseni për organizimin e kësaj mbledhje komemorative ka shprehur vajza e doktorit, Ebru Mehmeti, e cila edhe ka paraqitur biografinë e dr. Mehmet Shevqetit.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat