Vazhdojnë aktivitetet e Policisë së Kosovës në komunitet

Gjilani

Vazhdojnë aktivitetet e Policisë së Kosovës në komunitet

Më: 3 qershor 2022 Në ora: 16:10
Pamje nga vendi i ngjarjes

Drejtoria Rajonale e Policisë, Njësia për komunitet dhe zyra për informim, në vazhdën e zbatimit të Strategjia e Integruar e Policimit të Drejtuar nga Inteligjenca dhe Policimit në Bashkësi gjatë ditës së sotme në objektin e Drejtorisë së policisë rajonale në Gjilan, kanë prit nxënësit, dhe profesor të shkollës së mesme “XhavitAhmeti”, të Gjimnazi Natyror, ku pjesëmarrës në takim ishin rreth tridhjetë nxënës të klasave të dhjeta dhe njëmbëdhjeta.

Në takim janë diskutuar tema të cilat do të ndikonin edhe më tej në avancimin e sigurisë dhe luftimin e dukurive negative që shpesh janë evidente nëpër shkolla tona.

Në përgjithësi interesimi i nxënësve dhe pyetjet e parashtruara kishin të bënin me punën, svidat  dhe përvojat policore në përgjithësi.

Policia e Kosovës është e përkushtuar të punoj dhe veproj për një ambient të qetë dhe të sigurt për të gjithë, ne Policia e Kosovës jemi të gatshëm që çdo herë të takohemi dhe i inkurajojmë nxënësit që bashkëpunimi dhe takimet me karakter pune të jenë në vazhdimësi.

Image
Pamje nga vendi i ngjarjes
Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat