LDK takohet me strukturat në fshatrat e Gjilanit

Gjilani

LDK takohet me strukturat në fshatrat e Gjilanit

Më: 15 dhjetor 2022 Në ora: 20:35
LDK

Lidhja Demokratike e Kosovës, Dega në Gjilan, ka vazhduar me ciklin e debateve me moton “LDK ju dëgjon” me strukturat e Bresalcit, Poneshit, Verbicës së Zhegocit, Kishnapoles, Sllakovcit, Gadishit dhe Livoçit të Epërm.

Kryetari i Degës, njëherësh nënkryetar i parë në nivel qendror, z. Lutfi Haziri, ka falënderuar strukturat e partisë për angazhimin, punën dhe pjesëmarrjen në debat, ku e ka vlerësuar debat tejet të frytshëm, dhe tha se deri në fund të vitit, ne do të jemi në gjithë territorin e komunës së Gjilanit për t’i dëgjuar të gjitha rekomandimet, kërkesat, ankesat e kritikat e tyre.

Strukturat e këtyre fshatrave kanë shfaqur interesim të madh për të qenë pjesë e debatit edhe atë lidhur me veprimet e Degës pas Konventës, strukturat e Komisioneve profesionale të Degës, opozitarzmin dhe rikthimi i LDK-së nëpërmjet mobilizimit dhe regjistrimit të anëtarësisë.

Temë që shqetësoi çdo pjesëmarrës ishte edhe situata aktuale politike në vend, sidomos në veriun e Kosovës dhe gjithashtu opozitarizmi i LDK-së në këtë situatë të rëndë për komunën dhe gjithë vendin.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat