Rrezikoi pjesëmarrësit në trafik, shoferi në Gjilan gjobitet me 300 euro

Gjilan

Rrezikoi pjesëmarrësit në trafik, shoferi në Gjilan gjobitet me 300 euro

Më: 22 prill 2025 Në ora: 10:56
Foto ilustrim

Policia në Gjilan ka gjobitur me 300 euro kundërvajtësin i cili më 18 prill si pasojë e ngarkesës së pasigurt në mjet, ka rrezikuar pjesëmarrësit e tjerë në komunikacionin rrugor.

Kjo u bë e ditur përmes një komunikate.

Aty thuhet se gjoba ndaj shoferi erdhi si rezultat i bashkëpunimit me media dhe qytetarë.

“Njësiti Rajonal i Komunikacionit Rrugor Gjilan si rezultat i bashkëpunimit me media dhe qytetarë dhe ndërmarrjes së veprimeve operative hetimore, ka identifikuar dhe shqiptuar gjobën konform ligjit për rregullat në trafikun rrugor në vlerë prej 300 euro ndaj kundërvajtësit i cili me datën 18.04.2025 si pasojë e ngarkesës së pasigurt në mjet ka rrezikuar pjesëmarrësit e tjerë në komunikacionin rrugor dhe ka vështirësuar qarkullimin e lirë të mjeteve”, njofton policia.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat