120 mijë eurot gjilanasi mund të mos i marrë kurrë, mashtruesi s’ka asgjë mbi vete

Gjilan

120 mijë eurot gjilanasi mund të mos i marrë kurrë, mashtruesi s’ka asgjë mbi vete

Më: 24 qershor 2025 Në ora: 19:40
Asdren Bytyqi

Për 120 mijë eurot të cilat iu morën një gjilanasi nga një gjakovar në Zvicër, mund të i del punë edhe gjyqtarëve  në Kosovë.

Kjo ngase marrëveshja e lidhur mes këtyre dy mërgimtarëve, me kontratë mund të sjell vendim e marrë në shtetin helvetik për zbatim në Kosovë, nëse borxhliu B.M nuk ka pasuri në Zvicër për të iu konfiskuar.

Kështu po paralajmëron avokati, Asdren Bytyqi që kthimin e parave huadhënësi ta bëjë përmes pasurisë që huamarrësi e ka në Kosovë.

Fati i mirë i pensionistit i cili i dha paratë e nuk arriti nga 2021-ta t’i kthej, është se kishte marrëveshje mirë të përpiluar.

Bytyqi thotë se marrëveshja  e bërë mes palëve  ishte kontratë noteriale e dokumentuar e cila është e qartë dhe e vlershme.

Se vendim në favor të tij mund të pres gjilanasi i mashtruar, njohësi ligjor thotë që padia e drejtuar kundër gjakovarit do duhej të pranohej e fitohej nga gjilanasi në procedurë civile.

Por, një gjë mund ta penalizojë gjilanasin, në rast se gjakovari me vendbanim në Cyrih të Zvicrës, nuk ka pasuri nën emrin e tij as në Kosovë as në vendin ku banon.

Kështu kthimi parave nuk do mund të bëhej nga asnjëra nga shtetet.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat