Varroset sot zyrtari policor që vdiq në aksidentin në rrugën Prishtinë–Gjilan

Gjilan

Varroset sot zyrtari policor që vdiq në aksidentin në rrugën Prishtinë–Gjilan

Më: 25 qershor 2025 Në ora: 12:27
Foto nga vendi i ngjarjes

Zyrtari policor Shyqeri Mahmuti, i cili humbi jetën dje në një aksident trafiku në rrugën Prishtinë–Gjilan, do të varroset sot në fshatin Lladovë të komunës së Gjilanit.

Sipas njoftimit të familjarëve, ceremonia e varrimit do të mbahet nga ora 18:00.

Atje pritet të marrin pjesë edhe përfaqësues të Policisë së Kosovës.

Aksidenti tragjik ndodhi ditën e djeshme, ku përveç Mahmutit, dy persona të tjerë mbetën të lënduar.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat