AAK në Gjilan: Do të krijojmë fond që mbulon dëmet natyrore deri në 70%

Gjilani

AAK në Gjilan: Do të krijojmë fond që mbulon dëmet natyrore deri në 70%

Më: 1 tetor 2025 Në ora: 20:18
Kandidati për kryetar, Nazim Gagica

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka zhvilluar tubimin e radhës zgjedhor në komunën e Gjilanit. Në këtë aktivitet, kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, së bashku me kandidatin për kryetar të kësaj komune, Nazim Gagica, kanë prezantuar vizionin dhe programin qeverisës për te ardhmen e Gjilanit.

Haradinaj, theksoi rëndësinë e mbështetjes nga qytetarët në këtë proces zgjedhor, duke garantuar se AAK është e përkushtuar për një zhvillim të qëndrueshëm, krijimin e mundësive të reja ekonomike dhe përmirësimin e jetës së përditshme të qytetarëve. 

Haradinaj, bëri thirrje që të votohet kandidati i këtij subjekti për kryetar të Komunës së Gjilanit, Nazim Gagica, duke theksuar se kjo është në të mirë e qytetarëve.

Kandidati për kryetar, Nazim Gagica, paraqiti prioritetet e tij programore, të cilat përfshijnë investime në infrastrukturë, arsim, transportit urban e shëndetësi.

Gagica premtoi se në bujqësi do të krijojnë siguri përmes një fondi komunal që do të sigurojnë 70 për qind kompensim për dëmet natyrore.

Duke bërë thirrje për të votuar numrin 174, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës u zotua për një ndryshim të thellë në Gjilan dhe përmirësim të jetës së qytetarëve, në rast se kjo komunë do te udhëhiqet nga ky subjekt politik.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat