Hyseni priti artistin Brilant Milazimin, i cili do të përfaqëson Kosovën në njërën prej skenave më të mëdha botërore

Gjilan

Hyseni priti artistin Brilant Milazimin, i cili do të përfaqëson Kosovën në njërën prej skenave më të mëdha botërore

Më: 27 mars 2026 Në ora: 15:51
Pamje nga takimi

 Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, priti në takim artistin tonë të jashtëzakonshëm, Brilant Milazimin, së bashku me Hana Halilajn nga Galeria Kombëtare e Kosovës.

Ai tregoi se në këtë takim të përbashkët, ku të pranishëm ishin edhe drejtori për Kulturë, Kushtrim Zeqiri dhe zyrtari i Galerisë së Arteve në Gjilan, Din Azizi, diskutuan për rrugëtimin e radhës të Brilantit drejt njërës prej skenave më të mëdha botërore.

“Komuna e Gjilanit, do të ofrojë mbështetje financiare për këtë rrugëtim të rëndësishëm, duke qëndruar pranë artistëve tanë në hapa që i japin zë dhe vlerë kulturës sonë”, tha Alban Hyseni.

I pari i Gjilanit, theksoi se me talentin e tij unik, Gjilani dhe Kosova do të përfaqësohen me dinjitet në Bienalen e Venecias që nis më 6 maj.

Kryetari tregoi se Brilanti, po merr me vete në Venecia jo vetëm artin e tij, por edhe gjithë përkrahjen tonë.

“I urojmë vetëm suksese në këtë rrugëtim, derisa zotohemi se edhe në vazhdim komuna do të vazhdojë përkrahjen për të dhe artistët tjerë të Gjilanit që na bëjnë vazhdimisht krenarë”, tha kryetari Alban Hyseni.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat