Drejtoria e Kadastrit ka mbajtur dëgjim publik në Livoç të Epërm, ku u shënua një pjesëmarrje e lartë e qytetarëve, duke reflektuar interesimin dhe rëndësinë që kanë çështjet pronësore dhe të trashëgimisë për komunitetin.
Gjatë këtij takimi, drejtoresha Eljesa Rashiti theksoi rëndësinë e procesit të Rregullimit të Integruar të Tokës (RIK), si një mekanizëm kyç për zgjidhjen e çështjeve të kahershme pronësore dhe për krijimin e një sistemi më të drejtë dhe transparent.
Drejtoria e Kadastrit falënderon të gjithë qytetarët për pjesëmarrjen aktive dhe kontributin e tyre në këtë proces të rëndësishëm.
Njëkohësisht, ftojmë qytetarët që të vazhdojnë të jenë po kaq të angazhuar edhe në dëgjimet e radhës, duke ndihmuar në ndërtimin e një procesi të drejtë, transparent dhe në shërbim të interesit publik.