Gjilani subvencionon 1,084 fermerë me 171 mijë euro, shpërndan 200 tonë farë gruri dhe 140 tonë pleh

Gjilan

Gjilani subvencionon 1,084 fermerë me 171 mijë euro, shpërndan 200 tonë farë gruri dhe 140 tonë pleh

Nga: A.M. Më: 26 nëntor 2026 Në ora: 23:24
Shpërndarja e farës së grurit dhe plehut artificial për fermerët përfitues në Gjilan.

Komuna e Gjilanit ka mbështetur 1,084 fermerë me subvencione në vlerë të përgjithshme prej 171 mijë e 200 eurosh, përmes shpërndarjes së farës së grurit dhe plehut artificial.

Sipas njoftimit të Komunës së Gjilanit, përmes Drejtorisë për Bujqësi dhe Pylltari, sot është realizuar shpërndarja e 200 tonëve farë gruri dhe 140 tonëve pleh artificial për fermerët përfitues.

Kjo mbështetje pritet të mundësojë mbjelljen e rreth 800 hektarëve tokë bujqësore, duke lehtësuar procesin e mbjelljeve vjeshtore dhe duke kontribuar në rritjen e prodhimtarisë vendore.

Komuna e Gjilanit ka bërë të ditur se do të vazhdojë angazhimin për mbështetjen e fermerëve, fuqizimin e sektorit të bujqësisë dhe krijimin e kushteve më të mira për zhvillimin e tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat