Flet nënkryetari i Komunës së Gucisë

Intervista

Flet nënkryetari i Komunës së Gucisë

Nga: Uk Gjonbalaj Më: 19 gusht 2020 Në ora: 16:52
Edon Balidemaj

Uka: Bisedë me nënkryetarin e parë shqiptar të Komunës së Gucisë, Edon Balidemaj. Edon, ju lutem me tregoni pakëz për rrugën jetësore, shkollimin dhe ardhjen në pozitën e nënkryetarit të Komunës.

Edoni: Përshendetje dhe falemnderit për realizimin e kësaj bisede.

I lindur në Plavë, shkollen fillore dhe të mesme gjithashtu në Plave, i diplomuar me titull bachelor i studimeve të sigurisë në Kolegjin ISPE në Prishtinë..Tani ushtroj funksionin e nënkryetarit të komunës së Gucisë nga radhet e Alternatives Shqiptare.

Uka: Çfarë është struktura e të punësuarve në Komunën e Gucisë?

Edoni: Shqiptarët në Kuvend Komunal të Gucisë në këtë mandat përfaqesohen nga 7 keshilltarë ku tre (3) nga ta janë pjesë përbërese e qeverisë lokoale në këtë mandat. Struktura e të punësusarve në nivel lokal si numer i përgjithshëm është rreth 15, përqindje e vogël por meqë nuk janë të plotësuara të gjitha vendet dhe kështu besojmë dhe do punojmë që ky numër të jetë sa më i madh.

Uka: Lidhur me zgjedhjet lokale dhe nacionale në Mal të Zi, si janë të pozicionuar shqiptarët si strukturë politike po flasim?

Edoni: Sa i perket zgjedhjeve ku jemi në prag të tyre, pra me 30 Gusht, është veçse e kryer, jemi në një grupim në nivel lokal dhe dy grupime në atë qendror. Pra, kemi formuar koalicionin “Shqiptarët Bashkë Për Guci” që përbëhet nga tri subjekte politike shqiptare. Besojmë shumë që do të ketë ndryshime pozitive, duke parë edhe atmosferën këtu dhe jashtë dhe mbështetjën që po na e ofron diaspora, e që u jemi mirëmjohës. Sa i përket shqiptarëve, që të gjithë e dijmë që arritjet tona kombëtare, siç është edhe Komuna e Tuzit, simbolet nacionale, dygjuhësia në gjitha komunat ku shqiptarët janë së paku 5% dhe të tjera, janë arritje veç e subjekteve nacionale shqiptare.

Uka: Çfarë prisni Ju si grupacion politik nga këto zgjedhje dhe si mendoni që do të jeni të përfaqësuar në strukturat udhëheqëse të Komunës së Gucisë?

Edoni: Besojmë shumë që me bashkimin tonë do të reflektojë dhe do të arrijmë rezultate të cilat do të japin automatkisht ndikim direkt në rritjen e numrit të përfaqësuesve dhe kështu edhe përfaqësim dinjitoz edhe në strukturat udhëheqëse të ardhshme të komunës. Kjo, pra normalisht mvaret në mbështetjen politike – rrespektivisht nga votat që do marrim.

Uka: Çfarë kanë qenë investimet kapitale për këtë vit në Komunën tuaj dhe a ka pasë investime të tilla në fshatrat shqiptarë?

Edoni: Investime kapitale Komuna e Gucisë për këtë vit ka paraparë disa, por përshkak të pengesave si pasojë e pandemisë disa janë shtyrë, dhe duhet të cekim që ka nisë rindertimi i ures që lidh Gucinë me Plavë e që përshkon kah fshati Krushevë dhe Kukaj, pastaj shumë shpejt edhe ura mbi lumin Luça në Martinaj, është hapë objekti i tregut të qyteti bashkë me “Veprimtarinë Komunale” dhe Zjarrëfikësit, rrethimi i Lumit Gerçarë, dhe përfundim e siper edhe rruga e Kosovës. Dhe disa rrugë tjera lokale, përfshi edhe në vendbanimet shqiptare.

Uka: Çfarë na thoni për dy shtetet tona shqiptare, dhe çfarë për diasporën?

Edoni: Shiqoni, Kosova dhe Shqiperia – si qeveri, kanë raporte të shkelqyera me Malin e Zi, dhe kjo sigurisht që ka ndikim të terthortë, qoftë edhe në statusin tonë të përgjithshëm. Por, çka duhet të themi është se mundet dhe duhet të bëhet më shumë, e kjo edhe përmes pjesmarrjës direkte të të dy shteteve në projekte të caktuara, ashtu siç kanë premtuar.

Kosova dhe Shqiperia, shqiptarët në Amerike dhe Evropë kanë qenë gjithherë dhe janë shtylla kryesore e jona, qoftë tek mbeshtetja financiare, zhvillimore, arsimore dhe në fund morale, e që u jemi mirënjohës përgjithmonë dhe gjithnjë.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat