Gjatë ditës së djeshme dy persona, deri sa ishin duke punuar në një objekt në Mirash të Ferizajt, kanë rënë nga skelet.
Sipas njoftimit të policisë, derisa ishin duke punuar në skele në objektin që ishte në ndërtim e sipër ata kanë rrëshqitur dhe rrëzuar.
Viktimat janë dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin Rajonal të Ferizajt.
Në vend ngjarje kanë dal njësitet përkatëse policore, inspektori i punës.
Me vendimin e prokurorit, iniciohet rasti dhe mbetet nën hetime.