Një person ka raportuar në Polici se persona të panjohur me përdorim force kanë depërtuar në brendi të objektit të Bashkësisë Islame dhe nga një zyrë kanë vjedhur 2000€ dhe kanë dëmtuar dy dyer të objektit.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe janë duke e hetuar rastin.
Rasti ka ndodhur në rrugën ‘Zija Shemsiu’ në Gjilan mbrëmjen e djeshme.