Rrahje në Pejë, përfundojnë në QKUK

Kronikë e zezë

Rrahje në Pejë, përfundojnë në QKUK

Nga: Z.B. Më: 7 shkurt 2019 Në ora: 10:16
Ilustrim

Gjashtë persona janë arrestuar në fshatin Raushiq të Pejës, pasi që të njëjtit dyshohet se kishin qenë të përfshirë në një rast të rrahjes brenda në një lokal, thuhet në raportin e policisë, përcjell Bota Sot

“Si pasojë e rrahjes viktima mashkull K/Shqiptar nga goditjet me mjete të forta kishte pësuar lëndime dhe i njëjti është në tretman mjekësor në QKUK.

Të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, njëri prej tyre është dërguar në mbajtje, ndërsa të dyshuarit tjerë janë liruar”, thuhet në raportin e policisë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat