Një person nga Suhareka ka raportuar në Polici se në pronën e tij janë të fshehura tri granata dore, të cilat ato i kishte fshehur babai i tij që tashmë kishte ndërruar jetë.
Njësitet policore kanë siguruar vendin e ngjarjes, ndërsa njësiti i FSK-së për deminim pas hulumtimit kanë arritur t’i gjejnë tri granata dore dhe të njëjtat i kanë shpërthyer në mënyrë të kontrolluar, pa ndonjë pasojë.