Kapen pije alkoolike të kontrabanduara në veri, një i arrestuar

Kronikë e zezë

Kapen pije alkoolike të kontrabanduara në veri, një i arrestuar

Më: 2 prill 2019 Në ora: 16:48
Pamje nga vendi i ngjarjes

Oficerët e Doganës së Kosovës gjatë patrullimeve në pjesën veriore kanë kapur sasi të pijeve alkoolike gjatë tentimit për t’u kontrabanduar në Kosovë.

Gjatë kontrolleve rutinore oficerët doganorë kanë tentuar të ndalin një automjet transportues, i cili ka ikur duke shkaktuar rrezikim për qytetarët dhe oficerët doganor.

Dogana në bashkëpunim me policinë kanë arritur të lokalizojnë mjetin së bashku me drejtuesin e automjetit, i cili është arrestuar, ndërkohë që automjeti dhe sasia e pijeve alkoolike është konfiskuar. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat