Paraburgim personit që dyshohet se shantazhoi një vajzë me publikim të fotove intime - Bota Sot
Paraburgim personit që dyshohet se shantazhoi një vajzë me publikim të fotove intime

Kronikë e zezë

Paraburgim personit që dyshohet se shantazhoi një vajzë me publikim të fotove intime

Më: 15 maj 2019 Në ora: 20:13
Ilustrim

Gjykata e Ferizaj caktoi sot masën e paraburgimit prej një muaji ndaj të dyshuarit për shantazh ndaj një vajze nga Gjermania.

Sipas Prokurorisë, i dyshuari A.K. e ka kanosur të dëmtuarën A.I., në atë mënyrë që pasi që ajo ia kishte dërguar disa fotografi intime, i dyshuari nga e dëmtuara ka kërkuar 100 euro në të kundërtën i ka thënë se do t’i bëjë publike fotot intime.

“I pandehuri A.K. dyshohet se më 13 maj 2019 në Ferizaj, me qëllim që vetës t’i sjellë dobi pasurore të kundërligjshme, fillimisht ka kanosur të dëmtuarën A.I., me vendbanim të përkohshëm në Gjermani, ku pasi e njëjta i kishte dërguar disa fotografi intime të bëra më parë përmes rrjetit social, i pandehuri nga e dëmtuara ka kërkuar një shumë parash në vlerë prej 100 euro, në të kundërtën do të publikojë fotot”, thuhet në komunikatën për media të Gjykatës së Ferizajt.

Prokuroria e Ferizajt pretendon se i dyshuari të dëmtuarës i kishte vënë dy kushte. Njëri kusht ishte që posa e dëmtuara të vinte në Kosovë do t’i duhej të kryente marrëdhënie me të dyshuarin dhe më pas kushti tjetër ishte që t’i dërgonte shumën prej 100 eurove.

“Duke i paraqitur edhe dy kushte, njëri që posa të vijë në Kosovë të ketë marrëdhënie me të pandehurin dhe kushti i dytë që menjëherë të ia dërgojë 100 euro. E dëmtuara ka kërkuar nga motra e saj të ia jap këto para, të cilat edhe ia ka dhënë të pandehurit, i cili derisa i ka marrë është arrestuar nga policia”, thuhet në komunikatën e Gjykatës së Ferizajt.

Pas arrestimit, bazuar në kërkesën e Prokurorisë të dyshuarit të lartpërmendur Gjykata i ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...