Të shtëna me armë zjarri në Sllatinë, plagoset një person - Bota Sot
Të shtëna me armë zjarri në Sllatinë, plagoset një person

Kronikë e zezë

Të shtëna me armë zjarri në Sllatinë, plagoset një person

Nga: A.ZH Më: 17 maj 2019 Në ora: 22:07
Foto ilustrim

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur sonte rreth orës 19 në një pompë derivatesh në magjistralen Prishtinë-Pejë.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës Flora Ahmeti për gazetën “Bota sot”.

Ahmeti ka treguar se pas të shtënave me armë zjarri në drejtim të viktimës, personat e dyshuar janë larguar nga vendi i ngjarjes.

“Rreth orës 19:00 kemi pranuar informatën se një person është i plagosur në rrugën Prishtinë -Pejë, saktësisht në një pompë derivatesh. Menjëherë në vendngjarje kanë dalë njësitet e nevojshme policore dhe bazuar në hetimet fillestare dyshohet se pas të shtënave me armë zjarri në drejtim të viktimës, personat e dyshuar janë larguar nga vendi i ngjarjes”, ka thënë Ahmeti.

Sipas policisë, viktima është dërguar në trajtim mjekësor, ndërsa policia ka identifikuar personat e tyre dhe është në kërkim të tyre.

“Viktima është dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që hetuesit policorë kanë identifikuar personat e dyshuar dhe janë në kërkim të tyre”, ka thënë zëdhënësja e PK-së për “Bota sot”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...