Skenderaj, një person rrihet në oborr të shtëpisë

Kronikë e zezë

Skenderaj, një person rrihet në oborr të shtëpisë

Më: 9 qershor 2019 Në ora: 14:31
ilustrim

Mbrëmë rreth orës 21:00, policia e rajonit të  Mitrovicës ka marr një njoftim që një person është sulmuar me mjete të forta.

Viktima mashkull ka raportuar që pasi kishte përfunduar punën në marketin e tij, kur kishte në oborrin e shtëpisë së tij, një person i panjohur befasisht e kishte goditur me mjete të forta në kokë.

Ai kishte pësuar disa lëndime trupore dhe ndihmën e parë e ka marrë në QKMF në Skenderaj dhe pastaj për trajtim të mëtutjeshëm është dërguar në Spitalin Rajonal të Mitrovicës.

 Sipas raportimit të mjekut, lëndimet janë të rënda. Deri më tani nuk dihet shkaku i sulmit. Rasti është nën hetime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat