Gjenden mbetje mortore në Majac të Podujevës

Kronikë e zezë

Gjenden mbetje mortore në Majac të Podujevës

Më: 9 qershor 2019 Në ora: 14:32
ilustrim

Një skelet i mbuluar me dhe është gjetur në Majac të Podujevës.

Dëshmitari, sipas raportit të Policisë, gjatë mihjes në një vend kodrinorë-malor ka hasur në një skelet.

Në vend të ngjarjes kanë dalë njësitet relevante.

“Fsh. Majac, Podujevë 09.06.2019-18:10. Dëshmitari mashkull K/Shqiptar ka raportuar se gjatë mihjes së një rrugicë në një vend kodrinorë-malor në lokacionin e lartcekur ka has në një skelet i mbuluar nga dheu. Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitë policore relevante, si dhe janë njoftuar: Mjekësia Ligjore, njësia për krime lufte dhe prokurori kujdestar”, thuhet në raportin 24-orësh të PK-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat