Policia gjatë ditës së djeshme ka zhvilluar një aksion në Klinë, në koordinim me Prokurorinë e shtetit.
Aksioni ka të bëjë me kontrollimin e disa lokaleve në të cilat dyshohet se kryhet veprimtari e kundërligjshme e lojërave të fatit.
Lidhur me rastin është arrestuar një person.
Policia ka njoftuar po ashtu se i dyshuari pas intervistimit dërgohet në mbajtje.