Plagoset me thikë një person në Korçë gjatë një sherri

Kronikë e zezë

Plagoset me thikë një person në Korçë gjatë një sherri

Më: 24 qershor 2019 Në ora: 23:33
Ilustrim

Një ngjarje e rëndë me pasojë plagosjen ka ndodhur në Korçë.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur sot pas një sherri të momentit, në lagjen nr 17, prapa tregut të shumicës.

Mësohet se i plagosur me thikë ka mbetur i riu 26-vjeçar, Armando Trimi.

Dyshohet se ai është plagosur nga 2 persona të tjerë.

I plagosuri është dërguar me urgjencë në spitalin rajonal të Korçës, dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Policia dhe grupi hetimor ka nisur punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Ndërkaq janë identifikuar dy autorët e dyshuar të ngjarjes dhe po punohet për kapjen e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat