Policia bastisë shtëpitë në Malishevë

Kronikë e zezë

Policia bastisë shtëpitë në Malishevë

Më: 10 gusht 2019 Në ora: 16:50
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka zhvilluar dy aksione të bastisjes në dy shtëpi në Komunën e Malishevës.

Aksioni i parë u zhvillua në fshatin Marali, ku është arrestuar një person pasi gjatë bastisjes në shtëpinë e tij dhe objektet përcjellëse janë gjetë dhe konfiskuar një armë automatike AK-47 , një pistoletë me gas.

Siç thuhet në njoftimin e policisë, përveç armëve nga i dyshuari janë konfiskuar edhe 47 gëzhoja të kalibrave të ndryshëm.

Me urdhër të prokurorit, i dyshuari, pas intervistimit është liruar, ndërkohë, rasti ka shkuar në procedurë të rregullt.

Ndërsa, aksioni i dytë u zhvillua në fshatin Ngucat, aty është arrestuar një person, pasi gjatë bastisjes në shtëpinë e tij dhe objektet përcjellëse është gjete dhe konfiskuar një pistoletë me 55 copë fishek.

Sipas policisë, pas intervistimit i dyshuari me urdhër të prokurorit është liruar rasti procedohet në procedurë të rregullt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat