(E plotësuar) - Sot në lagjen “Afrim Vitija” të Prishtinës ndodhi një incident me armë zjarri nga i cili një person mbeti i plagosur.
Personi i plagosur është qëlluar në pjesën e nëngjurit apo kërci dhe është jashtë rrezikut për jetë.
Lajmin e ka konfirmuar Basri Lenjani
“E kemi një të plagosur që ka mbërri në Klinikën Emergjente rreth orës 12:00, bëhet fjalë për lëndimin e nëngjurit apo kërcirit është jashtë rrezikut për jetë dhe ndodhet në trajtim mjekësor” tha Lenjani.
***
Policia e Kosovës ka konfirmuar se është plagosur një person.
Banorët e lagjes i kanë thënë për lajmi.net se fillimisht kanë dëgjuar disa të britma të disa personave e më pas edhe disa të shtëna. “Në momentin që ata kanë dalë në vendin e ngjarjes kanë parë policinë”, tha njëri prej dëshmitarëve.
Një banore e banesës në vendin ku ka ndodhur ngjarja ka thënë se rastit i ka paraprirë nje përleshje verbale mes disa personave. Ajo thotë se e gjithë ngjarja ka ndodhur shumë shpejtë dhe se në momentin kur ka ndodhur ngjarja ka pasur shume banorë të cilët kanë qenë nepër ballkone.
Ndërkohë, policia është duke e egzaminuar vendin e ngjarjes, dhe po mbledh dëshmitë e nevojshme.
Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë – një i lënduar
Sot në mesditë janë dëgjuar disa të shtëna me armë zjarri në Prishtinë.
Dyshohet se rasti ka ndodhur në rrugën “Afrim Vitia”.
Ende nuk dihet nëse ka persona të lënduar nga të shtënat.