Digjet një shtëpi në Klinë, lëndohen katër persona

Kronikë e zezë

Digjet një shtëpi në Klinë, lëndohen katër persona

Më: 28 tetor 2019 Në ora: 12:25
Foto ilustrim

Të dielën një person ka raportuar në policinë e Klinës se shtëpia e tij është duke u djegur, e si pasojë e kësaj katër persona kanë marrë lëndime trupore

Rasti ka ndodhur mëngjesin e së dielës ku viktima ka raportuar në polici se shtëpia e tij po digjej.

Si pasojë e zjarrit katër persona kanë marrë lëndime trupore dhe janë dërguar për tretman mjekësor në spitalin e Pejës.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë e zjarrfikësve dhe njësitë tjera përkatëse.

Policia bën të ditur se lidhur me rastin është njoftuar prokurori kujdestar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat