Vdekja e elektriçistit në Pogradec, arrestohet inxhinieri

Kronikë e zezë

Vdekja e elektriçistit në Pogradec, arrestohet inxhinieri

Më: 31 tetor 2019 Në ora: 21:47
Ilustrim

Një person ka humbur jetën pas rrëzimit nga një kabinë elektrike ku po kryente punime mbrëmjen e sotme në Pogradec.

Gjatë punimeve brenda kabinës elektrike është shembur një mur dhe për pasojë ka gjetur vdekjen punëtori me iniciale P.M, 41 vjeç, banues në Tiranë.

Policia arrestoi në flagrancë inxhinierin mbikqyrës të kompanisë që po kryente punime, për veprën penale "Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë".

"Në vijim të veprimeve hetimore të kryera për zbardhjen e ngjarjes së ndodhur më datë 31.10.2019, në lagjen nr.5, ku gjatë punës për zvendësimin e kabujve në një kabinë elektrike, ka gjetur vdekjen një 41-vjeçar, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit E.Ç., 37 vjeç, banues në Tiranë".

Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit për veprime të mëtejshme ndërkohë që policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat