Sulmohet një mjek në Ferizaj

Kronikë e zezë

Sulmohet një mjek në Ferizaj

Më: 7 nëntor 2019 Në ora: 15:04
Foto ilustrim

Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (SHSKUK) ka njoftuar se mbrëmë në vendin e tij të punës është sulmuar mjeku Sefedin Fazliu, shef i emergjencës në Spitalin e Përgjithshëm në Ferizaj, derisa po u ofronte ndihmë të lënduarve nga një aksident trafiku.

“Mjeku i sulmuar mbrëmë​​ edhe pas sulmit ndaj tij ishte kthyer prapë për të vazhduar​ ndihmën ndaj pacientit në fjalë si dhe pacientëve tjerë nga një aksident trafiku.​Ai ​njihet për sjellje korrekte dhe të përgjegjshme ndaj palëve”.

​SHSKUK dënon sulmin ndaj​​ mjekut​​ specialist në detyrë, gjatë dhënies së ndihmës pacientit të hospitalizuar dhe trajtuar sipas protokolleve të sëmundjes emergjente.

​“Aktet e tilla të ushtrimit të dhunës ndaj mjekëve në detyrë në institucionet publike, janë të pa pranueshme dhe të dëmshme, e të cilat e dëmtojnë rëndë imazhin dhe dinjitetin e mjekut, por e dëmtojnë edhe ofrimin e shërbimeve shëndetësore cilësore për gjithë qytetarët e Kosovës”.

SHSKUK kërkon nga organet e drejtësisë të merren me rastin me në fjalë dhe​​ sulmuesin e mjekut​​ ta nxjerrin si përgjegjës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat