67-vjecar është gjetur i pajetë në banesën e tij.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur sot rreth orës 05:20, në fshatin Panahor të Mallakastrës. Policia bën me dije se shtetasi H.H, 67 vjeç dyshohet të jetë vetëvrarë me armën e tij të gjahut.
Sot rreth orës 05:20, në fshatin Panahor, Mallakastër, në banesë, dyshohet se është vetëvrarë me armën e tij të gjahut shtetasi H.H, 67 vjeç.
Arma me të cilën viktima ka vrarë veten ishte me leje në emër të viktimës.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.