Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer gjatë mesnatës, në fshatin Gocaj të Lezhës.
Mësohet se shpërthimi ka ndodhur në biznesin e familjes Malota.
Sakaq, bëhet me dije se fatmirësisht ka vetëm dëme materiale dhe jo lëndime në njerëz.
Ndërkohë familja Malota pretendon se nuk ka patur asnjë konflikt dhe se nuk i dinë arsyet e vendosjes së eksplozivit në biznesin e tyre.
Ndërkohë forcat e Policisë dhe grupi hetimor kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, ku po punojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.