Shqiptarët dhe pakistanezët përleshen me thika në Greqi

Kronikë e zezë

Shqiptarët dhe pakistanezët përleshen me thika në Greqi

Më: 18 shkurt 2020 Në ora: 07:59
Ilustrim

Mediat greke raportojnë për një përleshje mes një grupi pakistanezësh dhe dy shtetasve shqiptarë.

Ngjarja ka ndodhur Chania në ishullin e Kretës mbrëmjen e së hënës, ku refugjatët me kombësi pakistaneze për arsye ende të panjohura u përleshën me thika me dy shtetas shqiptarë.

Si pasojë, njëri nga shqiptarët mbeti i plagosur. Ai u transportua në spital dhe ndodhet në kujdesin e mjekëve.

Nuk dihen ende arsyet e sherrit mes grupeve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat