Në patrullim të rëndomtë Policia i kap të armatosur dy persona të njohur për ta

Kronikë e zezë

Në patrullim të rëndomtë Policia i kap të armatosur dy persona të njohur për ta

Më: 19 shkurt 2020 Në ora: 09:13
Foto ilustrim

Pasditen e djeshme, Policia e Prizrenit i ka arrestuar rastësisht dy persona të njohur për kryerjen e disa veprave penale.

Merret vesh nga burime të sigurta brenda Prokurorisë së Prizrenit se pasi policia ndaloi veturën e tipit Mercedes rreth orës 16:00, vozitësit dhe pasagjerit, gjatë kontrollimit u është gjetur një pistoletë çekoslovake, dy thika, një karikator dhe 16 fishekë.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe njësia e hetuesisë dhe ajo e krim-teknikës, të cilat kanë sekuestruar armët dhe municionin.

Të dyshuarit janë arrestuar, ndërkaq pasagjeri është dërguar në mbajtje.

Rasti është duke u hetuar dhe për të është njoftuar edhe Prokurori i Shtetit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat