Një 37 vjeçar shqiptar ka rënë pre e një atentati në Athinë. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Kerasuntos” në Egaleo.
Mësohet se shqiptari ka marrë një plumb në kokë dhe ndodhet në gjendje të rëndë në spitalin e Nikeas.
Ai u qëllua nga pasagjeri i një fuoristrade të zezë.
Nga të dhënat e para besohet se ngjarja ka ndodhur për larje hesapesh.
Ndërkohë vijojne hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.