Paraburgim ndaj dy personave për dhunë në familje - Bota Sot
Paraburgim ndaj dy personave për dhunë në familje

Kronikë e zezë

Paraburgim ndaj dy personave për dhunë në familje

Më: 6 maj 2020 Në ora: 14:07
Ilustrim

Gjykata Themelore në Prishtinë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të këtij qyteti për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurve A.D. dhe H.C. për shkak se secili veç e veç kanë kryer veprën penale”Dhunë në familje”.

Të pandehurve A.D. dhe H.C. iu është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 15 ditësh për secilin veç e veç.

Gjykata ka konstatuar se masa e paraburgimit është mase adekuate për zhvillimin e papenguar në këtë çështje penale, pasi që po të gjenden në liri të pandehurit A.D. dhe H.C. do të arratisen qëllim të shmangies nga përgjegjësia penale.

Sipas kësaj gjykate, ekziston rreziku se të pandehurit mund të përsërisin ose të kryejnë vepra tjera penale, pasi që të njëjtit në mënyrë të vazhdueshme kanë ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj njëri – tjetrit duke e sulmuar fizikisht njëri -tjetrin dhe atë në prani të fëmijëve të tyre.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat