Dyshohet se kreu vrasje të rëndë para 18 vitesh, Prokuroria kërkon paraburgim për të ekstraduarin nga Italia

Kronikë e zezë

Dyshohet se kreu vrasje të rëndë para 18 vitesh, Prokuroria kërkon paraburgim për të ekstraduarin nga Italia

Më: 1 qershor 2020 Në ora: 12:35
Foto Ilustrim

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka njoftuar se me datë 31 Maj 2020, në ora 16:30, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh, një (1) person nga Hani i Elezit.

“I njëjti është arrestuar me urdhërarrest ndërkombëtar dhe është ekstraduar nga Italia në Kosovë, nën dyshimin se me datë 09 Shtator 2002, ka kryer veprën penale “Vrasje në tentativë” dhe “Vrasje e rëndë” sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës

Ndërsa, Prokuroria Themelore në Ferizaj, sot, ndaj të njëjtit, do të paraqesë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit në Gjykatën Themelore në Ferizaj”, thuhet në njoftimin e prokurorisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat