Tragjike në Fier/ Një grua hidhet nga kati i tetë, gjen vdekjen

Kronikë e zezë

Tragjike në Fier/ Një grua hidhet nga kati i tetë, gjen vdekjen

Më: 26 qershor 2020 Në ora: 11:08
Ilustrim

Një ngjarje tragjike ka ndodhur paraditen e sotme në Fier, ku një grua është hedhur nga pallati.

Mësohet se një grua 42 vjeçe, është hedhur nga lartësia tek banesat sociale.

Rreth orës 09:35, në lagjen “16 Prilli”, Fier, shtetasja B.Sh., 42 vjeçe, dyshohet se është hedhur nga tarraca e katit të tetë, dhe për pasojë ka ndërruar jetë.

Sipas familjarëve viktima është hedhur vete nga tatraca, pasi ka pasur shenja depresioni.

Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor dhe po kryhen veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat